Kuinteti I Tunxhit të Filharmonisë së Kosovës kanë zhvilluar një concert në ambjentet e qendrës rinore “Arka” në qytetin e Shkodrës. ilir Kodhima, organizator I këtij koncerti dhe drejtues I Festivalit Ndërkombëtar të Bronzit thotë se ndër vite artistë të ndryshëm shkodranë kanë dhënë kontributin e tyre në bandën profesioniste të Filhamonisë në vend.

Mungesën e një bande profesionsite të Filharmonisë në qytetin e Shkodrës e vë në dukje drejtuesi I qendrës rinore “Arka” Marjan Lukani

Për më shumë se një orë Kuinteti I Tunxhit I Filharmonisë së Kosovës dhuroi emocione të veçanta për të pranishmit. Në këtë concert interpretuan në trombë Avni Krasniqi dhe Ardit Pira, në trombon Betim Krasniqi, në korno Bledar Bjupi dhe në tubë Meriton Ferati.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“A TA LAÇ” HAP SIPARIN E CIKLIT TË SHFAQJEVE “KOLIQIANA”
Artikulli tjetërKUR PASIONI DHE DËSHIRA PËR NATYRËN NUK NJOHIN MOSHË