Drejtuesja e Shoqatës së Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë në Shkodër, Xhina Ndou, në një intervistë për mediat shpreh pakënaqësitë të cilat invalidët hasin për kryerjen e shërbimeve në Shkodër. Ndou kërkon nga drejtori i ri i Spiatlit Rajonal të Shkodrës, Vilson Masmalaj, një vëmendje më të madhe përsa i përket kujdesit të komisionit të vlerësimit të invaliditetit pranë këtij spitali. Ndou gjithashtu apelon të gjithë institucionet publike në Shkodër për një vëmendje më të madhe kundrejt kësaj kategorie dhe mos sorollatjen në zyra të ndryshme.

Sipas kryetares Xhina Ndou, invalidët para dhe tetraplegjikë janë një grup i cili marrin vëmendje minimale në shërbimet që u takojnë. Ajo kërkon edhe nga administratorët e njësive administrative një vëmendje më të gjerë. Veçon njësinë Rrethina, e cila sipas saj ka patur një shërbim të kulturuar për këtë kategori. Përderisa, sipas saj nuk kanë munguar edhe kërcënimet me raste të përsëritura.

Artikulli paraprakGJENDJA CIVILE JASHTË FUNKSIONIT
Artikulli tjetërRRITEN KËRKESAT PËR LEJE NDËRTIMI NË SHKODËR