Shmangeni sa më shumë përdorimin e parfumit. Fragrancat janë të dëmshme për shëndetin, por edhe për punën tuaj.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në ‘Air Quality, Atmosphere & Health’. Për të arritur në këto rezultate, shkencëtarët kanë ndërmarrë një studim të gjerë në SHBA, duke vëzhguar 1136 të rritur. Fragrancat përfshijnë deodorantet, produktet e kujdesit vetjak (sapun, dezinfektant duarsh, locion, shampo) dhe sigurisht parfumet dhe kolonjat. Studimi zbuloi se 99,1 për qind e personave ishin të ekspozuar ndaj fragrancave të ndryshme të paktën një herë në javë, nga përdorimi vetjak ose nga të tjerët përreth tyre. Ata e bëjnë botën të vijë erë trëndafil, por fatkeqësisht 34, 7 për qind e personave të sipërpërmendur shfaqnin probleme shëndetësore si migrenë, probleme të lëkurës, astmë apo vështirësi në frymëmarrje kur ekspozoheshin ndaj këtyre produkteve.

Artikulli paraprakSPANJË-SHQIPËRI MUND TË LUHET NË AFRIKË
Artikulli tjetërRRITJA EKONOMIKE NË EVROPË “NË RRUGË TË DUHUR, POR E CENUESHME”