
Pesticidin methomyl nuk e njohin të gjithë, por një gjë është e sigurt të gjithë e konsumojnë atë. Fermerët për të vrarë insektet e frutave dhe perimeve i spërkasin ato me kimikatin methomyl, por ata nuk e dinë se sa i dëmshëm është ky insekticid.
Mjeku toksikolog Alban Haxhi këshillon që cdo produkt përpara se të konsumohet duhet që të pastrohet mirë për vetë faktin se ky preparat depërton lehtë në organizëm duke shkaktuar komplikacione të ndryshme
Mjeku Haxhi shpjegon se fruta-perimet apo cdo lloj produkt tjetër që tregëtohen nëpër trotuare mund të sjellë pasoja për konsumatorin për shkak se këto produkte qëndrojnë në temperature shumë të larta duke e humbur freskinë e të qënit bio edhe nëqoftëse janë.
Pavarësisht se ky pesticid është i ndaluar ai gjendet lehte në farmacitë bujqësore. Institucioni përgjegjës që duhet të eliminojë këtë kimikat është Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit.
Metimol është një preparat me toksicitet të gjerë, mund të depërtojë në organizëm po ashtu në të gjitha rrugët. Lëkurës , duarve, gojës dhe nganjëherë edhe përmes frymës


