Hapja e shkollave dhe kopshteve ka sjellë edhe përhapjen në masë të virozave, kryesisht tek fëmijët. Sokol Zhabjaku, mjek në qendrën shëndetësore Mes tregon se aktualisht situata është e menaxhueshme tek të gjithë fëmijët.
Mjeku Zhabjaku tregon se tashmë është krijuar një plan veprimi kryesisht me të gjithë kopshtet, ku edukatorët referojnë menjëherë rastet te mjeku më I afërt.
Gjatë kësaj periudhe, fëmijët janë më të prekur ndaj virozave të stinës, ndaj mjekët këshillojnë që prindërit të tregojnë më tepër kujdes më dietën ushqimore, në mënyrë që rehabilitimi I fëmijëve të bëhet brenda 2 apo 3 ditësh.