
Në ambjentet e hotel Colosseo Prefektura e Shkodrës në kuadër të zbatimit të projektit “COASTRUST”, financuar nga Bashkimi Evropian, dhe në zbatim të marrëveshjës së përbashkët me Insitutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, zhvilloi një takimi konsultues për promovimin e strategjisë së “Kujdestarisë Mjedisore Bregdetare” të hartuar për zonën pilote të Lumit Buna – Velipojë Peizazhi i Mbrojtur
Gjatë këtij aktiviteti u prezantua strategjia e kujdestarisë mjedisore bregdetare në zonën e përzgjedhur.
Takimi kishte si qellim te sherbej si një platformë diskutimi për fushat prioritare ku mbështetet kjo strategji dhe për masat konkrete që mund të zbatohen në zonë
Zona pilote e Lumit Buna – Velipojë, si pjesë e Detit Mesdhe, përfaqëson një pasuri të jashtëzakonshme të biodiversitetit, por njëkohësisht është e ekspozuar ndaj presioneve të mëdha, ndaj përfshirja aktive e institucioneve, sektorëve ekonomikë dhe qytetarëve është thelbësore, në ruajtjen e diversitetit biologjik.






