Policia Vendore e Shkodrës ka pësuar disa ndryshime në radhët e saj në rang drejtuesish. Në këtë mënyrë zëvendës drejtori i policisë vendore të Shkodrës Lorenc Meta nuk do të jetë më në këtë post. Drejtuesit e lartë të policisë kanë vendosur që Lorenc Metën ta transferojnë në drejtorinë e përgjithshme në pozicion tjetër si specialist.

Lorenc Meta shërbeu për një periudhë të gjatë në Shkodër si numri dy i policisë por tashmë do të duhet që të mbajë një post tjetër.

Ndërkohë në vend të tij drejtuesit e policisë si zëvendës drejtor të policisë vendore të Shkodrës kanë emëruar Kujtim Gjoka i cili më përpara ka qenë në policinë vendore të Lezhës dhe tashmë është emëruar si drejtues i lartë në policinë e Shkodrës.

Pak kohë më parë ka patur ndryshime edhe për komisariatin e policisë teksa është larguar si shef komisariati Ilir Dedja duke emëruar në atë pozicion Paulin Çupin.