Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i vetmi ndër deputetët e Kuvendit që mori fjalën pas miratimit të ndryshimeve në qeverinë Rama.

Ai ka sqaruar se ka votuar kundër emrit të Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme dhe ka abstenuar për Niko Peleshin si ministër të Mbrojtjes.

“Zonja Xhaçka e ka votën time kundër se jemi në momentin kur grekët duan të marrim zonën ekskluzive aty ku është nafta. Abstenim për Peleshin se e deshëm kryetar të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese”,- tha ai.