“Kujto për mos me harru” ishte koncerti që bëri bashkë 24 këngëtarë të muzikës popullore shkodrane për të kujtuar kompozitorët Hasan Preza dhe Paulin Pali. Me ide të “Nderit të Kombit” Bujar Qamili, ky concert mbushi sallën e teatrit “Migjeni” me qytetarë të cilët shijuan pafund atmosferën e krijuar.

Familjarët e kompozitorit Paulin Pali tregojnë emocionet që përjetuan në këtë concert.
Këngëtarët Myfarete Laze dhe Bashkim Alibali theksojnë se Shkodra ka më shumë nevojë për koncerte të tilla.

Biletat e këtij koncerti u shitën menjëherë për shkak të interesit të madh të qytetarëve shkodranë për të ndjekur këtë concert I cili solli një buqetë me këngët popullore shkodrane. Ndërkohë që duartokitjet në fund të koncertit zgjatën për disa minuta.

Artikulli paraprakEROZIONI “GLLABËRON” BREGDETIN E KUNËS
Artikulli tjetërBESËLIDHJA- TIRANA, FINALJA E BASKETBOLLIT