EURODEPUTETI DO TË KETË NJË AXHENDË TË NGJESHUR TË HËNËN NË TIRANË.Pak orë para mbërritjes së tij në Tiranë, eurodeputeti Eduard Kukan zbulon pikat kryesore të marrëveshjes që do të risjellin në jetën parlamentare opozitën. Marrëveshja që do të nënshkruhet mes mazhorancës dhe opozitës do të nënshkruhet pasi fillimisht, Kukan të zhvilloj nesër takime me aktorët kryesorë politikë në vend.

 

Krahas kërkesave të realizuara derimë tani nga mazhoranca, pikat që përbëjnë shtyllën kryesore të marrëveshjes që do të nënshkruhet mes palëve nën garancinë e ndërkombëtarëve do të jenë ato që kanë të bëjnë me një bashkëpunim intensiv për politikat integruese dhe detyrimi i mazhorancës për pranimin e një drafti për dekrenalizimin e parlamentit. Eurodeputeti Kukan do të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Tiranë, ndërkohë që negociatat intensive me palët do të zhvillohen në fillim të javës.Eurodeputeti Eduard Kukan, parashikohet që të mbërrijë në orët e vona të mbrëmjes të së dielës, ndërsa të hënën në mëngjes do të nisë edhe takimet me zyrtarët e lartë të vendit. Ditën e hënë takimin e parë Kukan do të zhvillojë me kreun e opozitës, Lulzim Basha në orën 08:00, duke vijuar më pas takimin me Kryeministrin Rama në orën 09:00, ndërsa me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, ai do të takohet në orën 10:00