Kukan kundër bojkotit të PD: Rikthehuni në Kuvend

Eurodeputeti Eduard Kukan ka shprehur rezerva për vendimin e PD për të bojkotuar parlamentin pas protestës që ka nisur prej 4 ditësh para godinës së qeverisë duke kërkuar largimin e Ramës. Eduard Kukan kërkon nga PD që të rikthehet në Kuvend, pasi sipas tij, ka ende shumë punë për t’u bërë nga opozita përpara zgjedhjeve. “Në Shqipëri ka ende shumë punë për t’u bërë nga opozita në Kuvend përpara zgjedhjeve. Duke bojkotuar Kuvendin këto nuk punë nuk do të realizohen”, shkruan Kukan në një postim në Tëitter. Ndërkohë që Knut Flenckestein ndodhet në Shqipëri duke negociuar për t’i dhënë fund krizës politike dhe nisjes e zbatimit të Vettingut. Knut Flenckestein ashtu sikur edhe KE me deklaratën e mbrëmshme kërkoi që opozita të rikthehet në Kuvend.