Mesfushori i Vllaznisë Herald Marku në prag të transfertës që kuqeblutë kanë me Kukësin shprehet se shkodranët udhëtojnë drejt Elbasanit vetëm për fitore edhe pse vlerëson maksimalisht ekipin kuksian si një ekip i fortë.

Pavarësisht se ka disa ndeshje që nuk ka shënuar Marku shpreson t’a arrij në ndeshjen me Kukësin.

Mesfushori i Vllaznisë Marku ka diçka për t’i thënë të gjithë specialistëve të futbollit të cilët nuk besojnë tek Vllaznia.

Ndeshja Kukësi – Vllaznia luhet në kuadër të javës së 33 të Kampionatit Shqiptar dhe shkodranët kërkojnë fitoren për të vijuar objektivat e tyre për fitimin e titullit kampion.

Artikulli paraprakTRAJNERI BRDARIÇ: DO TË SJELLIM NË SHKODËR TË DY TROFET
Artikulli tjetërPO IMPROVIZONTE VIDEO VETËVRASJEJE PËR NË TIK TOK, HUMB JETËN 10-VJEÇARI NGA GURI I ZI