Bashkia Shkoder reagon per protesten e banoreve te lagjes “Vasil,Shanto”.

Sot, Bashkia Shkoder eshte njohur nepermjet medias per nje problematike te komunitetit qe banon ne brendesi te Bulevardit Skenderbeg lidhur me dhenien e nje leje ndertimi trashegimtareve te Familjes Gjomarkaj per rrethimin e prones se tyre me nje strukture me grile dhe rrjete metalike e mbeshtetur ne nje bazamant me lartesi 40 cm. Deshirojen te sqarojmje te gjithe opinioni publik qe kjo leje ndertimi eshte dhene konform te drejtes natyrale te cdo qytetari per te gezuar dhe zhvilluar pronen e tij si dhe ne respektim te te gjitha dispozitave ligjore qe rregullojne nje marredhenie te tille. Deshirojme te theksojme gjithashtu qe Bashkia Shkoder ka trajtuar me seriozitet edhe garantimin sa eshte e mundur te shfrytezimit nga ana funksionale te ketij sheshi nga banoret qe banojne ne kete zone, ne menyre qe te garantohet levizja sa me normale ne kete hapesire. Nga ana tjeter, edhe trashegimtareve te familjes Gjomarkaj e eshte kerkuar te lene jashte ketij rrethimi dy seksione te prones se tyre, pikerisht per te mundesuar levizjen e banoreve dhe automjeteve ne kete hapesire. Para nje viti, me kerkese e nje perfaqesie te banoreve te ketij komuniteti te udhehequr nga z. Sadetin Cungu eshte adresuar prane basjhkise Shkoder çeshtja e rikualifikimit urban te ketij blloku banimi. Bashkia e Shkodres e ka trajtuar pozitivisht kete kerkese dhe ka planifikuar rikuailifikimin e ketij sheshi me nje investim qe kap vleren e rreth 13.000.000 lekt e reja, dhe qe parashikohet te realizohet ne gjysmen e pare te vitit 2018. Ne kete kuader, Bashkia Shkoder mbetet gjithmone garante e interesit publik, por edhe ne mbrojte te se drejtes se cdo qytetari per te gezuar dhe zhvilluar pronen e tij.

Artikulli paraprakSHBA PROVOKON PEKININ, DËRGON NJË ANIJE LUFTARAKE NË ISHULL
Artikulli tjetërLLALLA DHE 3 MINISTRA NXJERRIN UDHËZIM TË RI PËR KANABISIN