Kjo kullë 105 vjeçare monument kulture i kategorisë së parë ndodhet në fshatin Ishull-Lezhë të Lezhës.E ndërtuar me mur guri dhe arkitekture të veçante nga Ded Zefi, është ruajtuar dhe mirembajtur nga pasardhesit e tij.Por pavarësisht vemendjes së vazhdueshem nga familjaret, kulla ka nevoje për ndërhyrje dhe restaurim.
Në territorin e Bashkisë Lezhë numerohen rreth 200 kulla te vjetra, me vlera të jashtëzakonshme historike.Në këtë kuader janë hapur thirrjet për programin “Rijetëzimi i Kullave”, një iniciativë e përbashkët ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Giz në Shqipëri.Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë ruajtjen, dokumentimin dhe aktivizimin e Trashëgimisë Kulturore në zonat rurale të Shqipërisë, duke e kthyer trashëgiminë historike të kullave në një burim zhvillimi ekonomik, turistik dhe identitar për komunitetet lokale.
Të dhënat mbledhura ne kete faze te pare te projektit do të shërbejnë si bazë për hartimin e një programi të integruar për restaurimin dhe promovimin e kullave si pasuri të trashëgimisë kulturore.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“STOP GROPOSJES SE BESIMIT”, PROTESTE PER KISHEN KISHEN E LAÇIT
Artikulli tjetërREAGIM PUBLIK MBI DEKLARIMET E ARKITEKTIT ZEF ÇUNI PËR QENDRËN HISTORIKE TË SHKODRËS