E njohur si një zonë me rendiment mjaft të lartë në bujqësi, kullimi ka marrë vemendjen e Bashkisë Lezhë.Sipas të dhënave zyrtare gjatë dy viteve të fundit janë pastruar dhe zgjeruar rreth 270 km kanale kulluese të dyta dhe të treta, duke bërë të mundur kullimin e mbi 1800 hektareve tokë bujqësore në njesi të ndryshme administrative.Drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Lezhë Eraldo Smaçi, thotë se përgjatë vitit 2024 janë planifikuar të hapen dhe 143 km kanale kulluese dhe puna po vijon në zonat më problematike, ku nuk ishte ndërhyre prej vitesh.

Shqetësim për Drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë Lezhë është bimësia e denduar dhe ndërtimet pa kriter pranë kanaleve kulluese.

Drejtoria e Bujqësisë në Bashkinë Lezhë ka në dispozicion 4 eskavator të cilët punojnë 6 ditë të javes në pastrimin e rrjetit kullues, sipas planit dhe ndërhyrjeve të përcaktuara në fillim të vitit.

Artikulli paraprakDHOMA E DEPUTETËVE NË ITALI MIRATON ME 155 VOTA PRO MARRËVESHJEN ME SHQIPËRINË PËR EMIGRANTËT
Artikulli tjetërSHERR PËR PRONËN, PLAGOSET I MOSHUARI