Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë tre anëtarë të një grupi kriminal të organizuar të akuzuar për trafik droge. Gjykata e Posaçme shpalli të pafajshëm ish-efektivin A.L., i cili ishte akuzuar në kuadër të një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, E.P., u dënua me 8 vite burg, dënim që me gjykim të shkurtuar u ul në 5.4 vite burg. E.U., u dënua me 7 vite burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar me 4.8 vite burg. B.B., u dënua me 10 vite burg për trafik dhe kultivim droge, dënim që me gjykim të shkurtuar u ul në 6.8 vite burg. Xh.A., u dënua me 5 vite burg, ndërsa K.D., me 10 vite heqje lirie. Pjesa tjetër e grupit, prej 32 personash, u dënua në total me 200 vite e 6 muaj burg.

Sipas hetimeve të Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), janë evidentuar 13 episode kriminale që përfshijnë trafikim, prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe kultivim të bimëve narkotike në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Aktiviteti dyshohet se është zhvilluar nga pesë grupe të ndryshme kriminale gjatë periudhës mars–nëntor 2020.

Artikulli paraprakU ARRESTUAN NË PROTESTËN E 10 SHKURTIT, GJYKATA LË NË DETYRIM PARAQITJE 7 TË MITURIT
Artikulli tjetërENGJËLL AGAÇI DORËHIQET SI SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I QEVERISË, JA NGA KUSH ZËVENDËSOHET!