
Katër të rinj nga Fushë Kruja janë shoqëruar nga policia e Pukës nën dyshimet për kultivimin e lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrolleve në bjeshkët e Fshatit Sapaq një zonë e thellë malore 7 orë larg qytetit të Pukës, policia ka identifikuar një parcelë e cila po përgatitjet për kultivimin e Hashashit. Në këtë parcelë ishin hapur 700 gropa të cilat dyshohet se ishin bërë gati për mbjelljen e bimëve narkotike, ndërsa ishte ngritur një sistem ujitje i nëndheshëm që do të shërbente për vaditjen e bimëve narkotike. Gjatë gjetur gjithashtu dhe 4 thasë me pleh kimik DAP të cilat do të përdoreshin për rritjen e shpejt të bimës narkotike që si duket ishte vetëm çështje ditësh për t’u mbjell. Policia e Pukës bëri të ditur se pas kërkimeve ka identifikuar katër të rinj nga Fushë Kruja të cilat nuk dihet se si kishin arritur deri në thellësitë e bjeshkëve të Pukës. Mësohet se të rinjtë u shoqëruan në Komisariat për t’u intervistuar lidhur me aktivitetin e tyre.
/ Star Plus TV /






