Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda së bashku me përfaqësues të Guardia Di Finanza kane dale në konferencë lidhur me monitorimin nga ajri të territorit në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Nga maji 2024 janë kryer 62 misione fluturimi nga Guadia di Financa
Janë asgjësuar 191 mijë bimë narkotike.
“Të gjitha koordinatat e GF janë verifikuar me Policinë e Shtetit. Janë 103 zyrtarë vendorë të proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
Kemi përqëndruar luftën në kultimin në ambienteve të brendshme. Ka shtim të rasteve në ambiente të mbyllura.”- tha Proda.