
Kultivimi I sherebelës ka rënë vitet e fundit. Shkak nuk është bërë mungesa e tregut, por ajo e politikave për të forcuar fermerët që merren me kultivimin e kësaj kulture. Sherif Brahja, përgjegjës në Agjensinë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Shkodër tregon se kjo kulturë është më e goditura në bashkinë Malësi e Madhe.
Përgjegjësi Brahja shton se formalizimi I tregut është zgjidhja e vetme për fuqizimin e fermerëve që kultivojnë këtë bimë.
Pas pandemisë, tregu I bimëve medicinale pësoi goditje të shumta, ku mungesa e shoqatave të tyre, por edhe mungesa e kontrollit mbi tregun e huaj bëri që shumë të zvogëlohet sipërfaqja e tokave të kultivuara, si pasojë edhe prodhimi.