
Një 54 vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ishte kultivuar bimë narkotike në një pronë publike në fshatin jubicë.
Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.
Kishte kultivuar 137 bimë narkotike, në pronë publike në fshatin Jubicë, kapet në flagrancë në parcelë dhe vihet në pranga 54-vjeçari.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 54 vjeç, banues në fshatin Jubicë.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me DVKM Shkodër, dyshohet se ky shtetas ka kultivuar 137 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në tokë publike, në fshatin Jubicë, vend ku u kap në flagrancë nga shërbi…






