Është arrestuar nga policia e Fierit 28-vjeçari Xhuljan Thomo për kultivim të lëndëve narkotike,.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë asgjesuar me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa.

Njoftimi: Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, operacioni policor antikanabis i koduar “Grecalli”.

 

 

Kishte kultivuar bimë narkotike në pronën e tij, kapet dhe arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe si rezultat edhe i informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Grecalli”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Xh. Th., 28 vjeç, banues në Grecalli, Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në tokën në pronësi të shtetasit Xh. Th., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPROBLEME NË SULM, MANCINI NUK FSHIHET: ITALIA KA NDRYSHUAR, KLUBET I BESOJNË TË HUAJVE
Artikulli tjetërRRITJA E KËRCËNIMIT NGA SULMET UKRAINASE, RUSIA NDRYSHON TAKTIKËN, LËVIZ NËNDETËSET