
“Kultura në mediat shqiptare” ishte tema e takimit të organizuar nga departamenti I “Gazetarisë dhe Komunikimit” në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Të ftuar në këtë takim ishin gazetarët Anisa Ymeri, Luela Myftari dhe Marjo Gjini. Të diskriminuar e cilëson kulturen në edicionet informative gazetarja Anisa Ymeri.
Ndërkohë, për gazetaren Luela Myftari, ka ndryshuar misioni i saj në gazetarinë e kulturës.
Gjatë diskutimit, gazetarët diskutuan me studentët mbi sfidat e kulturës në mediat shqiptare.