
Artdashësit lezhjanë patën mundësinë të shijojnë një ekspozitë unike të piktorit të njohur kosovar Xhevdet Spahia, e cila u hap në ambientet e Galerisë së Arteve. Ekspozita sjell një koleksion të veçantë veprash, ku artisti shpalos mjeshtërinë dhe ndjeshmërinë e tij përmes ngjyrave dhe formave, duke prezantuar portrete që pasqyrojnë shpirtin dhe kulturën shqiptare. Piktori Xhevdet Spahia thotë se kjo ekspozitë është një reflektim i udhëtimit të tij artistik dhe një mundësi për të ndarë emocionet me publikun, në kuader të ditës së mësuesit prefesion që ka punuar 44 vite me radhë.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë artistë, kritikë arti dhe përfaqësues të institucioneve lokale, të cilët vlerësuan punën dhe kontributin e Xhevdet Spahisë në artin shqiptar.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri për disa ditë më radhe, duke ofruar një mundësi të rrallë për të gjithë ata që duan të përjetojnë artin e tij nga afër.