Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• Emanuel Demaj, 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, bashkia Shkodër. • Nikolin Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, bashkia Shkodër. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi : Shtetasit Emanuel Demaj dhe Nikolin Gjoni në lagjen “Perlat Rexhepi” qyteti Shkodër në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar dhë kanosur për shkak të detyrës dy punonjës të Policisë së Rendit Publik. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik në bashkëpunim” dhe ”Kanosje për shkak të detyrës” parashikuar nga nenet 236/2, 25 dhe 238 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Emanuel Demaj dhe për veprën penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 236/2 e 25 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Nikolin Gjoni.