Tre shtetas të moshës 35-48 vjeç janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.

Në vendin e quajtur Rreth-Rrotullimi i Shëngjinit në Lezhë, këta shtetas, nën efektin e alkoolit, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, ata i kanë kundërshtuar me forcë fizike. Bëhet fjalë për shtetasit Zef Nika, 48 vjeç, banues në Torovicë- Lezhë, Artur Nika, 42 vjeç, banues në Torovicë-Lezhë dhe Perparim Gjoni, 35 vjeç, banues në Torovicë-Lezhë. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vepren penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.