Kuota të reja për ciklin e studimeve bachelor, 6 projekte infrastrukturore dhe disa degë të reja studimi janë risitë e këtij viti në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Konfirmimi erdhi nga rektori Tonin Gjuraj, në mbledhjen e parë të senatit akademik.

Rektori Gjuraj shprehet besimplotë për 6 projektet e dorëzuara në Agjencinë Kombëtare të Kualifikimeve dhë Shërbimeve të Informacionit.

Në vitin e ri akademik, pritet të hapen disa degë të cilat I përgjigjen tregut të punës dhe kërkesave të të rinjve sa I takon formimit akademik.

Në fokus të stafit të pedagogëve është garantimi I cilësisë së arsimit për të rinjtë që zgjedhin programet e studimit në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi.

Artikulli paraprakPARQET NATYRORE SHKODËR MBI 1 MLN TURISTË
Artikulli tjetërMYFTIU MESAZH PER NATËN E ISRASË DHE MIRAXHIT