
Është zhvilluar etapa e parë e Kupës “Agim Tafili 2025” në çiklizëm. Kjo etapë ishte në itinerarin Tiranë-Shkodër dhe fitues u shpall Olsi Velia. Ky i fundit tha se është krenar që arriti të fitojë etapën e parë të Kupës me emrin e madh të Agim Tafilit.
Ndërkohë, edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku tha se është kënaqësi e madhe të jenë në një qytet si Shkodra që ka traditë çiklistike.
Po ashtu, Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, zhvilluan edhe ekspozitën: 100-vjet çiklizëm në Shqipëri, ku u dekoruan sportistë dhe gazetarë me mirënjohje.