ZHVILLOHEN FINALET PËR MOSHAT U-11 E U-17, ZHGËNJEN AKADEMIA VLLAZNIA. Janë zhvilluar finalet për kupën “Artan Bushati” të organizuar nga Zyra Rajonale e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kanë qenë dy ekipe për moshat U-11 ku përballë tyre janë vënë ekipet e Arrës së madhe dhe të Rozafës. Pas një takimi të luftuar deri në fund përballja është mbyllur në barazim, teksa fituesi është vendosur nga gjuajtja e penalltive. Më të saktë dhe të ndihmuar nga fati fitues është shpllaur Arra e Madhe. Ndërkohë që emocionet e trajnerit Angjelin Simoni ku thekson se është duke rritur fëmijë të talentuar. Ndërkohë takimi më i fortë ka qenë për moshat U-17, ku Vllaznia A e akademisë ka humbur 2-1 ndaj Scutarit, duke zhgënjyer kështu me lojën e zhvilluar ndonse ishte një kupë. Pas këtij takimi janë shpërndarë më pas trofetë e dhuratat për ekipet pjesmarrësë. Në ndërim të “Artan Bushatit” kanë marrë pjesë, ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, futbollistët Edi Martini, Vioresin Sinani e Amarildo Belisha. Po ashtu nuk ka munguar pjesëmarrja e familjarëve si dhe pedagogë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Pas kupës “Artan Bushati” ditën e dielë do të zhvillohen finalet e tjera për kupën “Zamir Shpuza” kur pritet sërish një pjesëmarrja e madhe në ndërim të këtyre figurave sportive.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/vPvKKx7h11Y?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA : BËNI DURIM STADIUMI “LORO BORIÇI” DO BËHËT
Artikulli tjetërCATI FOUNDATION, NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË POEZISË