PARAGUAJI FITON ME PENALLTI, NË FINALE DO LUAJË NDAJ ARGJENTINËS. Paraguaji përsëriti historinë në Copa Amerika, duke eleminuar sërish Brazilin me penallti në çerekfinale, ashtu siç bëri edhe në edicionin e kaluar, në vitin 2011, për të përcaktuar përballjen gjysmëfinale me Argjentinën. Robinho kishte marrë frenat e lojës braziliane në dorë në mungesë të Neymar, duke shënuar në minutën e 15-të. Brazili nuk mundi të ruajë avantazhin që i dha goli i Robinhos, i pari me fanelën e përfaqësueses që nga viti 2010.

Sulmuesi u ndihmua në rastin e golit edhe nga lëvizja e zgjuar e Roberto Firmino, edhe pse ai ishte i vetmi veprim për t’u veçuar i blerjes së fundit të Liverpool, që u zëvendësua në pjesën e dytë. Brazili nuk krijoi më raste të rrezikshme në portën kundërshtare, ndërsa Paraguaji shtoi në mënyrë graduale presionin në pjesën e dytë. Përpara golit të barazimit, portieri Jefferson reagoi mjaft mirë pas një goditje me kokë të mbrojtësit paraguajan Paulo da Silva, pas një goditjeje nga këndi. Por më pas, një veprim i gabuar i mbrojtësit të PSG-së, Silva, i dha Paraguajit barazimin e merituar, duke e çuar ndeshjen te penalltitë. Pikërisht pika e bardhë rezultoi fatale për brazilianët, që humbën dy penallti për t’u eleminuar, duke e mbyllur kështu tentativën e trajnerit Carlos Dunga për ta udhëhequr skuadrën drejt rimëkëmbjes pas eleminimit katastrofik në gjysmëfinalen e Botërorit përmes humbjes 7-1 ndaj Gjermanisë. Tetë herë fituesit nuk e kanë ngritur trofeun e Copa America që nga viti 2007, ndërsa Paraguaji tani ka shansin të luftojë për titullin për herë të parë që nga viti 1979. Megjithatë, përballë do të jetë Argjentina e Lionel Messi dhe Sergio Agueros në gjysmëfinalen e 1 korrikut.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË DILEMËN E SË ARDHMES
Artikulli tjetër100 VJET NGA LINDJA E DEDË GAJTANIT