Në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” është zhvilluar aktiviteti tradicional atletik “Kupa e Ikonave, Feti Dizdari”. Ky event sportiv i organizuar nga Shoqata e Atletikës “Vllaznia”, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Federatën Shqiptare të Atletikës mblodhi atletë, trajnerë dhe dashamirës të atletikës nga e gjithë Shqipëria. Agron Dizdari, djali i Feti Dizdarit, falënderoi organizatorët për kujtesën që i bëjnë figurës së babait të tij.
Ndërkohë, Albert Marashi, krye/trajner i Vllaznisë në atletikë tregoi më shumë detaje rreth këtij aktiviteti.
“Kupa e Ikonave” është kthyer në një traditë të rëndësishme për atletikën shkodrane, duke nderuar figurat që kanë lënë gjurmë në këtë sport dhe njëkohësisht duke promovuar talentet e reja.

Artikulli paraprakSONTE SERBI-SHQIPËRI, SYLVINHO E HYSAJ: PËR MAKSIMUMIN!
Artikulli tjetërTRAGJEDI NË SANTORINI/ NJË 6-VJEÇAR MBYTET NË PISHINË