
KATALANASIT FITOJNË ME REZULTATIN 2-3, PËRPLASEN TORRES-NEYMAR. Barcelona kalon në gjysëmfinale të Kupës së Mbretit, pasi mposhti në ndeshjen e dytë Atletico Madrid me rezultatin 2-3 brënda në shtëpi.
Falë dhe fitores 1-0 të arritur në takimin e parë, katalanasit kanë bindur kështu ndaj kundërshtarëve më të fortë të paktën në këtë kupë. Kjo ndeshje ndryshe nga çfarë është menduar, ka dhuruar një spektakël të vërtetë dhe plot 5 gola, të gjithë të shënuar në pjesën e parë të ndeshjes. Ka qenë Fernando Torres që është rikthyer tashmë një yll në shkëlqim që shënoi golin e parë për Atleticon. Por katalanasit kundërpërgjigjen shumë shpejt me Neymar. Ndërsa pjesa e parë kishte rezervuar dhe tre gola të tjerë. Atletico shënon goline dytë me anë të penalltisë. Ndërs, Barcelona përmbys sërish, barazon 2-2 fillimisht me një autogol të Mirandas. Ndërsa, Neymar shënoi golin e tretë. Kjo ndeshje përveç golave ka patuar dhe dy kartona të kuq, pikërisht Gabio dhe Mario Gomez, ndërsa Arda Turan goditi anësorin me këpucë. Mëgjithatë, pushimi i ndeshjes, solli dhe një përleshje mes lojtarëve të Barcelonës dhe atyre të Atletico Madrid. Neymar dhe Fernando Torres patën një debat shumë të ashpër kur po dilnin nga fusha e lojës duke u drejtuar për në dhomat e zhveshjes. Duke u nisur nga kjo situatë, u bashkuan shumë futbollistë të dy kampëve për të qetësuar situatën por që krijuan një rrëmujë akoma më të madhe. Si pasojë, Gabi mori kartonin e dytë të verdhë. Ndërsa në pjesën e dytë nuk pati asnjë gol të shënuar duke lënë në fuqi, rezultatin e pjesës së pare dhe një Barcelonë që shkon e qetë drejt fitimit të Kupës së Mbretit.