
Të dielën do të rikthehet Kupa e Shqipërisë në futboll për femra, teksa Vllaznia do të ndeshet me Gramshin, ndeshje e cila do të luhet në orën 12:00 në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës. Në një prononcim për Star Plus TV para kësaj ndeshje, trajneri Nikolin Leka u shpreh se këto duele shërbejnë më shumë për të aktivizuar elementin e ri.
Leka tha se Vllaznia e ka objektiv për të fituar si kampionatin, ashtu edhe Kupën, edhe në këtë sezon.
Ndeshja e Kupës ndaj Gramshit, do të jetë e para për Vllazninë e femrave, që pas mbylljes së fazës së parë të kampionatit në muajin dhjetor.
https://youtu.be/1t5vZcLrIPQ