Vllaznia do të përballet me ekipin e Korabit në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Pas disa humbjeve të cilat i kushtuan vendin e parë në Supërligë në këtë përballje të Kupës ekipi shkodran do të synojë kualifikimin.

Në pragndeshjen me Korabin zëvëndës trajneri i Vllaznisë Elvis Plori shpreson që skuadra ta kalojë krizën në të cilën ndodhet dhe për këtë janë të motivuar.

Pavarësisht se luajnë ndaj një kundërshtari si Korabi, Plori thtoë se angazhimi i Vllaznisë do të jetë maksimal për të siguruar kualifikimin në Kupë.

Për kapitenin e Vllaznisë Erdenis Gurishta sfida me Korabin është mjaft e rëndësishme.
Sfida Vllaznia- Korabi luhet në kuadër të çerekfinales së kupës së Shqipërisë. Fitimi i Kupës mbetet një objektiv për Vllazninë duke qenë se i siguron një vend në Kupat e Europës.