Të martën dhe të mërkurën do të luhen ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Kjo fazë ka rezervuar përballje interesante, duke nisur që të martën në orën 13:00 me sfidat Laçi – Kukësi dhe Tirana – Bylis. Të mërkurën do të luhen gjashtë ndeshjet e tjera. Egnatia – Kastrioti është takimi i parë në orën 13:00, ndërsa në 13:30 do të startojë ndeshja Dinamo City – Erzeni. Katër takimet e tjera do të luhen në orën 17:00. Një nga ndeshjet më interesante është përballja e dy ekipeve të “Abissnet Superiore”, Teuta – AF Elbasani. Në ndeshjet e tjera, Vllaznia do të ketë përballë Besën e Kavajës, Partizani do të luajë me Apoloninë, ndërsa Skënderbeu me Vorën.

Ndeshjet do të jenë vendimtare pasi janë me një takim dhe luhen për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë – Turi 1/8

E martë, më 14 janar 2025
Laçi-Kukësi 13:00
Tirana-Bylis 13:00

E mërkurë, më 15 janar 2025
Egnatia-Kastrioti 13:00
Dinamo City – Erzeni 13:30
Teuta – AF Elbasani 17:00
Vllaznia-Besa 17:00
Partizani-Apolonia 17:00
Skënderbeu-Vora 17:00

Artikulli paraprakVIJON PUNA PËR TË MBAJTUR TË HAPUR AKSIN BOGË -THETH
Artikulli tjetër“VOTONI PËR NDRYSHIMIN”, FLORIANA GARO MESAZH SHQIPTARËVE JASHTË VENDIT