
Vllaznia ka arritur të sigurojë kualifikimin në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, duke mposhtur Pogradecin me rezultatin minimal 1-0, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 85-të nga Elmando Gjini, duke i dhënë fitoren kuqebluve pas një përballjeje të vështirë dhe me pak raste të pastra shënimi. Edhe pse objektivi u arrit, paraqitja e Vllaznisë nuk ishte në nivelin e pritur, duke zhgënjyer tifozët për nga cilësia e lojës dhe ritmi i zhvilluar gjatë 90-minutave. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini tha se ky kualifikim ishte i rëndësishëm dhe se vëmendja tashmë është tek ndeshja me Egnatian.
Nga ana tjetër, trajneri i Pogradecit, Emiliano Çela u shpreh se ndaj Vllaznisë ishte një test shumë pozitiv.
Edhe qendërmbrojtësi Elmando Gjini, i cili shënoi golin e kualifikimit për Vllazninë, ishte shumë i lumtur me këtë fitore.
Tashmë, Vllaznia kalon më tej në Kupë, por me shumë pikëpyetje sa i përket formës dhe lojës së treguar.






