Vllaznia ka fituar 0-1 në transfertë ndaj Bylisit në Ballsh, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Golin e vetëm të takimit e realizoi Lirim Kastrati nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë, penallti e fituar nga Bismark Charles. Trajneri Edi Martini zgjodhi të aktivizojë një formacion të alternuar, duke lënë pushim Malën, Krymin dhe Balajn, për t’i ruajtur për sfidën e kampionatit ndaj Elbasanit. Ndeshja nuk pati shumë ritëm, ndërsa kuqeblutë administruan me kujdes avantazhin deri në fund. Pas përfundimit të takimit, trajneri Edi Martini theksoi se kjo fitore minimale në transfertë i jep ekipit qetësinë e duhur për t’u përqendruar tashmë te kampionati.
Ndërkohë, Kevin Dodaj u shpall “Lojtari i Ndeshjes” dhe deklaroi se do të japë maksimumin sa herë që i jepet mundësia për të kontribuar për Vllazninë.
Për kuqeblutë, kjo ishte fitorja e tetë radhazi në të gjitha kompeticionet, duke konfirmuar momentin pozitiv që po kalon skuadra.

Artikulli paraprakMENAXHIMI I MBETJEVE, BASHKIA LEZHË NIS TAKIMET INFORMUESE
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË, NJË PERSON I ARRESTUAR