ITALIANI NUK DORËHIQET, KUSH ËSHTË I PAKËNAQUR TË VEPROJË. Vllaznia do të luajë ditën e mërkurë për një përmbysje ndaj Kukësit në takimin e kthimit të Kupës së Shqipërisë.

Për këtë trajneri italian Baldo Raineri vijon të jetë optimist dhe këtë e ka thënë haptazi në prononcimin e tij një ditë përpara takimit. Unë vazhdoj të jem optimist për një përmbysje dhe për këtë besoj se do të bëjmë maksimumin por duke u ndalur dhe tek ndeshjet e radhës që kemi në kampionat. Sigurisht kemi shumë punë për të bërë pasi na duhet një përmbysje. Duhet të shohim se si do të na shkojë ndeshja, por ne do të bëjmë maksimumin tonë për të arritur kalimin e metejshëm në Kupën e Shqipërisë. Unë e kamt hënë dhe vazhdoj ta përsëris se nuk jam lepër për të dhënë dorëheqjen. Në momentin që unë nuk e kam ekipin në kontroll atëherë mund të largohem. Unë nuk mund të jap dorëheqjen se nuk dëshiron një lojtar, ekipi është i përbërë nga 21 futbollistë, dhe kur këta të mos jenë të kanqur mund të bëjnë një peticion dhe të kërkojnë dorëheqjen time. Apo drejtuesit kur ta shohin të nevojshme të më shkarkojnë, unë e kam thënë këtë. Por nuk duhet të harrojmë se kemi luajtur ndaj ekipeve kryesuese dhe kjo është forca e jonë si ekip. Unë nuk jap dorëheqjen pavarësisht humbjeve pasi besoj se do të arrijmë të ndryshojmë lojën dhe të arrijmë rezultatet. Vllaznia ka humbur ndeshjen e parë ndaj Kukësit 2-0 në takimin e zhvilluar në “Loro Boriçi”. Ndërkohë shkodranët pas 6 humbjeve do të kërkojnë një përmbysje për të arritur dhe kualifkimin e mundshëm në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Gjithsesi, shpresa vdes e fundit, ndaj mbetet për t’u parë paraqitja e skuadrës në Kuës.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/7HUyWI5aKoU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]