Dinamo e Vllaznia kanë dhuruar një barazim 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen e luajtur në “Air Albania”, VAR ishte protagonist ku fillimisht anuloi një 11-metërsh të dhënë nga gjyqtari Andi Koçi në favor të Vllaznisë. Më pas, kuqeblutë kaluan në avantazh me anë të Bismark, i shërbyer nga Dodaj për të mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0. Në fillimin e pjesës së dytë, Dinamo fiton një 11-metërsh, i cili u ekzekutua nga Bregu, por portieri i shkodranëve, Jukaj u tregua i pakalueshëm. Në fundin e takimit, Gurishta u largua me karton të kuq pas rishikimit me VAR pas një ndërhyrje ndaj Nezirit, ndërsa në frymën e fundit u akordua një 11-metërsh, po me ndërhyrjen e VAR, që u kthye në gol nga Bregu për një rezultat përfundimtar 1-1 të kësaj sfide. Pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës me Dinamon, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, në prononcimin e tij, tha se ndihet i keqardhur për rezultatin, pasi kuqeblutë duhej të fitonin.
Edhe Kevin Dodaj, i cili u shpall “Lojtari i Ndeshjes” tha se Vllaznia meritonte të fitonte me Dinamon.
Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Loro Boriçi” për të përcaktuar skuadrën që do të shkojë në finale

Artikulli paraprak“BILBILAT E VEGJËL TË SHKODRËS KËNDOJNË”
Artikulli tjetërGJYKATA E LARTË RRËZON ANKIMIMIN E BALLUKUT, MBETET NË FUQI NDALIMI I DALJES JASHTË VENDIT