Vllaznia në volejboll për femra ka humbur me rezultat 1-3 përballë Partizanit, ndeshje e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Ky takim u luajt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër. Pavarësisht kësaj humbje për një skuadre të mirëpërgatitur si Partizani, trajneri i kuqebluve Dorjan Tafa shprehet se Vllaznia ka ende mundësi që të kualifikohet mes dy ekipeve më të mira në Kupën e Shqipërisë…

Trajneri i Partizanit Andi Lundra, shprehet se volejbollistet kryeqytetase objektiv të vetëm kanë fitimin e trofeve këtë vit duke qenë se Partizani është ekipi kampion në fuqi në volejbollin e vajzave…

Volejbollsitet e Vllaznisë tashmë do të përgatiten për sfidat e kampionatit duke qenë se objektivat këtë sezon janë të mëdha ndërsa janë në pritje edhe të rikthimit të lojtareve të dëmtuara.