AKADEMIA “SHKODRA” DHE “AAS” FITOJNË TROFEUN NË NDËRIM TË ISH-FUTBOLLISTIT SHKODRANË. Ka mbyllur siparin Kupa “Zamir Shpuza” e organizuar nga zyra rajonale e Federatës Shqiptare të Futbollit. Kanë qenë pikërisht tre mosha, U-9, U-11 e U-15 që kanë shpallur fituesit. Ndeshja e më të vegjelve ka dhuruar shumë emocione ku ekipi i Shkodrës ka arritur të fitojë 3-2 ndaj akademisë “Rozafa”.

Ndër në ndeshjen e më të rriturve, skuadra e akademisë AAS për moshat U-15 ka kaluar pa shumë problem ekipin e Scutarit. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Hysen Zmijani në rolin dhe të organizatorit ka folur në ndërim të të ndjerit Zamir Shpuza, ndërsa vëllai, Luani ka falenderuar gjithë pjesëmarrësit. Kupa “Zamir Shpuza” por dhe ajo “Artan Bushati” të realizuara të dyja njëkohësisht kanë sjellë një vemendje shumë të madhe qoftë nga liga amatore por dhe nga ekipet e akademisë Vllaznisë si dhe ato private. Kjo është nisëm që tashmë po bëhet traditë konkretisht me iniciatorin e këtyre aktiviteteve Hysen Zmijani.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/6bEvbBo_lhQ?rel=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakFAMILJA ZEFI: POLICIA NA KËRCËNON ME JETË
Artikulli tjetërGARA PËR SHKODRËN, “TKURRET LISTA” EMRAT NË TIRANË