Kisha “Fjala e Krishtit” ne bashkepunim me fondacionin “Jo Gjakmarrjes- Po Jetes” kane organizuar nje aktivitet festiv me falijet qe jane pre e gjakmarrjes ne prag te festes se Krishtlindjes dhe Vitit te Ri.

Ne fjalen e saj pershendetese drejtuesja e fondacionit u shpreh se kjo feste duhet jete shembulli me i mire i jetes se perditshme duke na udhezuar drejt paqes dhe se mires.Gjate ketij eventi femijet e fondacionit “Dritan Prroi” performuan per te pranishmit momentin e lindjes se krishtit.Ne kuader te ketyre aktiviteteve gjate kesaj dite u ndihmuan me pako ushqimore dhe dhurata per femije rreth 100 familje qe vuajne fenomenin e gjakmarrjes dhe familje ne nevoje.Qellimi i fondacionit “Jo Gjakmarrjes- Po Jetes” eshte luftimi me çdo menyre I ketij fenomeni. Ky fondacion eshte vazhdim i vizionit te pastorit te ndjere Dritan Prroj I cili kishte si mission te tij personal shuarjen e fenomenit te gjakmarrjes permes besimit,I bindur se falja do te mbizoteroje permbi urrejtjen, paqja mbi hakmarrjen dhe jeta mbi vdekjen.