DE BIASSI: E VËSHTIRË POR DO LUAJMË PËR FITORE.Duket një atmosferë pozitive në përfaqësuesen kuqezi në prag të ndeshjes së shumëpritur ndaj Serbisë. 

Edhe pse të rrethuar nga policia në kushte ekstreme jo vetëm jashtë, por edhe brenda stadiumit të Partizanit, lojtarët dhe trajneri De Biasi pak i kanë vënë re të gjitha këto dhe e gjithë vëmendja është te ndeshja e mbrëmjes së sotme. Madje, si për të treguar qetësi dhe se nuk ka asgjë për të fshehur  edhe seanca e fundit stërvitore është bërë me dyer të hapura. “Nuk ka ndryshuar asgjë për sa i përket objektivave tona fillestare. Mendoj se sipas këtij rendi Serbia, Danimarka dhe Portugalia janë tre skuadrat më të forta të grupit. Ne do të përpiqemi të dalim përtej parashikimit. Si do t’ia bëjmë? Do të përdorim cilësitë e lojtarëve tanë më të mirë për pikat e dobëta të kundërshtarëve. Për sa i përket tifozëve, me vjen keq që nuk janë, por jam i sigurt që do të na ndjekin nga televizori dhe do të vuajnë edhe pse shpresoj që në fund të gëzojnë së bashku me ne”. De Biasi duket se ka gjithçka të planifikuar, por ende nuk ka bërë asgjë publike. Sa i përket formacionit besohet se në 90% do të jetë i ngjashëm me atë të ndeshjes së luajtur në “Elbasan Arena”, kundër Danimarkës, me përjashtim të ndonjë ndryshimi në mesfushë, por që ende nuk është bërë me dije dhe sapo të merret informacion për këtë do të bëhet e ditur edhe për futbolldashësit shqiptarë.  Në lidhje me pritjen e kombëtares në Beograd, mediat e pranishme atje janë shprehur se “shikohet një shoqërim të jashtëzakonshëm me eskortë të forcave speciale, ndryshe nga sa De Biasi apo lojtarët e kombëtares kanë parë në ndonjë transfertë tjetër në këto vitet e fundit, por që këto duken si të nxitura prej trazirave mes tifozëve në një ndeshje mes Hungarisë dhe Rumanisë, por edhe në të kaluarën mes Serbisë dhe Kroacisë”. 

 

Artikulli paraprakE VËRTETA E PROJEKTIT TË “LORO BORIÇIT”
Artikulli tjetërISLANDA E MREKULLUESHME, MUND EDHE HOLANDËN