Njëra prej pikturave me të arrira të artistit shumëdimensional shkodran, Kolë Idromeno, do të qëndrojë e ekspozuar në ambientet e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” nga data 26 janar deri më 30 prill 2017.

E kuruar nga Adrian Paci, kjo ekspozitë vjen e kompletuar edhe me disa vepra të tjera të Idromenos, ku veçohen dy piktura të pashfaqura më parë: “Shën Pjetri e Shën Pali me katër ungjillorët” dhe “Betimi i rrëmë”. Në ceremoninë ingauruese ku morën pjesë shumë personalitete dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, drejtori i “Marubit” Luçjan Bedeni bëri apel për sjelljen në këto institucion të 1300 negativëve të Kolë Idromenos. Artisti Adrian Paci shpjegoi artistikisht “Dy rrugët”. Kjo është ekspozita e parë në muzeun “Marubi” pas ingaurimit, e cila shënon edhe fillimin e kalendarit të aktiviteteve për vitin 2017.

Artikulli paraprakPROBLEMATIKAT E QYTETARËVE, “NRD” NË GURIN E ZI
Artikulli tjetërMIRDITA: MUZEU, GJURMË NË MENDJEN E TË RINJËVE