Sheqeri është gjeja e parë që të gjithë mendojmë të heqim dorë kur vendosim se do të ushqehemi shëndetshëm. Por në fakt ka sheqerna të mira, të tilla si kallami i sheqerit ose ato që gjenden në fruta dhe perime që mund t’i bëjnë mirë shëndetit edhe pamjes suaj.

Kur konsumohen në sasi të vogla, sheqernat e mira mund t’iu qetësojë nervat dhe madje mund t’ju parandalojë shtimin në peshë.
Ja se çfarë do të ndodhi nëse do të hiqni dorë nga sheqeri.

Flokët tuaj mund të rriten më ngadalë

Ndërsa ngrënia e tepërt e sheqerit të rafinuar nuk i bën mirë flokëve tuaj, shtimi i pak kallamsheqerit në dietën tuaj mund të ndihmojë që flokët tuaj të rriten më shpejt, pasi është një diuretik natyral dhe ndihmon në largimin e toksinave dhe largimin e kripës së tepërt nga trupi juaj, duke e bërë më të lehtë punën e veshkave tuaja.

Lëkura juaj mund të jetë më e ndjeshme

Është e vërtet se sheqeri i tepërt mund të shkaktojë puçrra në lëkurën tuja, por nëse ai do te jetë në sasi të moderuar, atëherë mund t’iu ndihmojë pasi ka veti antioksidante.

Mund të shtoni kilogramë të tepërt.

Eliminimi i sheqerit nga dieta juaj është një ide e mirë nëse po përpiqeni të humbni peshë. Por privimi i vetes nga ëmbëlsirat mund të çojë në dëshira për sheqer që mund t’ju bëjë të hani tepër.

Ndryshimet e shpeshta të humorit mund të përkeqësohen

Dietat drastike shoqërohen gjithmonë me ndryshime të mëdha në humor, sidomos kur nga ushqimet tuaja mungon sheqeri. Studimet kanë treguar se ngrënia e një sasie të vogël të çokollatës së zezë çdo ditë mund të ulë nivelet e stresit dhe t’ju bëjë të ndiheni më të qetë dhe më të lumtur .
Mund ta keni më të vështirë të përqendroheni

Nuk mund të ngopeni kurrë me çokollatë të zezë dhe lajmi i mirë është se mund t’ju ndihmojë të përgatiteni për një provim ose një prezantim të madh. Çokollata e zezë është treguar se  përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru dhe ngrënia e saj mund t’iu rrisë përqendrimin.

Sa sheqer hani çdo ditë? A keni provuar ndonjëherë ta lini plotësisht atë? Pas kësaj as mos e provoni!