
Vëllezër dhe motra
Në emër të besimtarëve katolikë në Shqipëri, ju uroj për festën e “ID AL ADHA, Kurban- Bajramit”
Festa e sotme kujton provën e fesë që pati Abrahami, I cili për të dëshmuar fenë në Hyjin ishte I gatshëm për të flijuar djalin e tij. Por Hyji e shpërbleu duke zëvëndësuar djalin me një qengj.
Kurbani I vërtetë, si flijimi I Abrahamit, është zbatimi I vullnesës së Zotit, është respekti i të drejtave njerëzore dhe lirisë së fesë, është besimi ndaj tjetrit, si na ka dëshmuar Abrahami, Ati ynë I përbashkët në fe dhe një nxitje për solidaritetin ndaj të tjerëve.
Duke ju lutur Zotin për juve, ju uroj
Për shumë vjet Kurban Bajramin.
Angelo Massafra
Arqipeshkëv Metropolit I Shkodër- Pult
President I Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare


