
Festa e Kurban Bajramit u kremtua edhe në Lezhë. Me mesazhe paqeje e harmonie për njeri tjetrin si dhe lutjet për më shume begati, dhjetra besimtare mysliman falen namazin në xhamine e qytetit.
Myftiu i Lezhës, Sadetin Kotrri, gjatë urimit të Kurban Bajramit, përcolli një mesazhin për paqe, solidaritet dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit. Ai theksoi rëndësinë shpirtërore të kësaj dite dhe rolin që ka në forcimin e lidhjeve njerëzore dhe besimit.
Festën e Kurban Bajramit e uruan dhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe politik në Lezhë, të cilët zhvilluan vizita në myftininë e Lezhës.
Pas faljes së namazit, besimtarët uruan njëri-tjetrin për festën, duke vijuar me vizitat tradicionale në familje dhe tek të afërmit gjatë gjithë ditës.Kurban Bajrami është një nga dy festat më të mëdha të Islamit, që simbolizon sakrificën, mirësinë dhe përkushtimin ndaj Zotit.