Pesë automjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në një gurore në fshatin Shpërdhet, në Kurbin.

Kurbin/Informacion paraprak

Më datë 04.07.2026, rreth orës 02:30, shtetasi B. A., ka njoftuar se në fshatin Shpërdhet te gurorja të cilën e ka në administrim dhe përdorim, kanë marrë flakë 5 automjete të tonazhit të rëndë, ku dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Artikulli paraprakPROTESTA KOMBËTARE, DIASPORA MBËRRIN NË SHKODËR
Artikulli tjetërZJARR NË ZONËN ME KALLAMISHTE PRANË PLAZHIT TË TALES, FLAKËT PËRHAPEN ME SHPEJTËSI