Kurbin

Posedonte dy qese plastike me lëndë narkotike kanabis për ta shitur në doza, kapet dhe vihet në pranga 43 vjecari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale lënda narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, evidentuar dhe goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në banesën R. S., 43 vjeç, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike më lëndë narkotike kanabis të cilën do ta shiste në doza

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakBERISHA: NJË NGA VENDIMET E PARA DO TË JETË RIKTHIMI I TIKTOK
Artikulli tjetërMYFTIU: XHAMIA KA VEND PËR TË GJITHË TË PENDUARIT