Kurbin/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, fshati Zhejë, Njësia Administrative Mamurras, është konstatuar një trup i pajetë, i dekompozuar.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se trupi i pajetë i përket shtetasit francez G. P., 61 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë vizitor në këtë zonë dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakE ENJTJA ME MOT TË PAQËNDRUESHËM, RESHJE SHIU DHE SHTRËNGATA NË VERI E QENDËR TË VENDIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË KAOS, LOJTARËT NUK DALIN NË STËRVITJE 3 DITË PARA NDESHJES