Kurbin / Finalizohet operacioni i koduar “Reagimi”.

Kanosi me armë zjarri pistoletë 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për kanosjen, 2 krehra dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas marrjes së informacionit se në fshatin Adriatik, 3 shtetas ishin kanosur me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u finalizua operacioni i koduar “Reagimi”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi:

N. N., 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Ky shtetas dyshohet se, më datë 22.08.2026, rreth orës 20:00, në fshatin Adriatik, ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit N. N., 72 vjeç, M. N., 43 vjeç dhe A. N., 50 vjeç (babai dhe dy djemtë e tij), si dhe ka goditur me grushte shtetasin 50-vjeçar.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka kryer kanosjen, 2 krehra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODRA NIS JAVËN ME TRAFIK TË RËNDUAR
Artikulli tjetërA DO TË KETË LËVIZJE NË QEVERI NË VJESHTË? BERISHA: ASNJË NDRYSHIM TE “BALLUKU BIS” S’MASHTRON DOT SHQIPTARËT! RAMA TË JAPË DORËHEQJEN!